A ka ardhur koha që Shqipëria të luajë ndryshe? Ja si përgjigjet Armand Duka!

17 Shkurt 2025
22:52
Telesport
back button

Në intervistën e dhënë për “Scaner” në MCN TV me gazetarin Gerti Çarçani, presidenti i FSHF, Armand Duka, u ngacmua edhe mbi kombëtaren kuqezi dhe nëse ka ardhur koha që Shqipëria të luajë ndryshe…

“Nuk e kuptoj çdo të thotë të luash ndryshe. Për mua duhet të luash gjithmonë, të impenjohesh maksimalisht dhe nuk janë skemat ato që janë determinante.

Padyshim që në momente të veçanta të lojës, kush bën lëvizjen e duhur në kohën e duhur, fiton një avantazh më shumë. Skema varet nga futbollistët që ke në dispozicion, kundërshtari që ke, momenti që je dhe duhet të vendosësh. Unë mendoj që zgjedhjet e stafit dhe Silvinjos janë kështu, e stafit, jo e vetëm Silvinjos.

Asnjëherë Sylvinho nuk thotë unë, por ne. Puna e tyre nuk fillon në ditën e parë të grumbullimit, por ditën e parë të vitit. Analizojnë çdo gjë me detaje, përgatisin çdo gjë mirë dhe për këtë jam i kënaqur. Nuk përgjigjet as skuadra apo një futbollist gjithmonë në nivelin maksimal që ti kërkon, por përgatitja është fantastike, serioze, e përgjegjshme dhe çunat më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë.

Mobilizimi, dëshira, dashuria e tyre për të ardhur, kanë kënaqësi që vijnë me ekipin Kombëtar, janë të bashkuar dhe jam i kënaqur me atë që japin. Nuk kam qenë gjithmonë i kënaqur me rezultatet, por jam i kënaqur me impenjimin.

Si mund të bëjmë rezultat të mirë në Londër? “Ashtu siç bëhet në një ndeshje futbolli, s’kemi pse të kemi frikë, 11 kundër 11. Ne kemi treguar që mund të bëjmë mirë. Kemi parë shumë ndeshje ku nuk fiton ai që është më i mirë në letër. Pashë Manchester City me Real Madrid, Reali është një ekip yjesh dhe e shkatërroi City-n që ishte superfuqi para 6 muajsh. Por dy javë para ndeshjes me City-n pashë Realin kundër Espanjolit, me Kumbullën në krye, që e fitoi Espanjoli lojën. Kështu është futbolli. Ne duhet të kemi besim që mund të bëjmë mirë. Ne nuk jemi favoritët, por nuk kemi asgjë për të humbur.

Në axhendën europiane tani Shqipëria shikohet ndryshe – “Këtë e tregon edhe ajo që e thashë më parë, Wembley dy muaj para sold-out. Diferencat në ekipe janë të vogla, nuk ka të mëdhenj e të vegjël. Duhet pasur kujdes, duhet impenjim maksimal. Po të pyesësh çdo shqiptar do të thotë që 6 pikë me Andorrën dhe 6 pikë me Letoninë i kemi në xhep. Letonia është një ekip i fortë dhe duhet të djersitësh shumë për të fituar.

Duhet që tani të mendojmë për Anglinë. Andorra ka barazuar kundër nesh në Elbasan, nuk është për t’u nënvlerësuar. Duhet të vlerësosh çdo moment me të njëjtin përqendrim. Skuadrat e mëdha nuk të falin, edhe ne duhet të shkojmë aty. Asnjëherë s’duhet të mendosh se po fitove, je në letër më i madh, por duhet të jesh më i madh në fushë.

Karshi çdo kundërshtari, ti e përjeton shumë keq një humbje – Patjetër, në stadium shkojmë për të fituar. Duhet të dish të humbasësh, ndaj futbolli është i bukur.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit