Njeriu kopertinë, formacioni top 11 i javës dhe golashënuesit: UEFA azhornon të dhënat! Mbappe tani ndjek kreun

20 Shkurt 2025
21:45
Telesport
back button

Kjo mesjave ishte ulja e siparit per play-off-in e Champions League dhe ishte shumë e hidhur sidomos për skuadrat italiane. Milani, Juventusi dhe Atalanta në fakt janë eliminuar dhe nuk do të luajnë në 1/16, ku për këtë arsye vetëm Interi do të përfaqësojë kampionatin e Serie A.

Ishin dy ditë me emocione të mëdha dhe me ndeshje të shkëlqyera, me shumë lojtarë që u dalluan veçanërisht por edhe skuadra si PSV, Feyenoord apo Club Brugge, pa harruar Benfica, por edhe sidomos fitorja e madhe e Real Madrid ndaj Manchester City dhe goleada e PSG ndaj Brest.

UEFA ka zgjedhur, si zakonisht, lojtarin më të mirë të javës: një vendim shumë i lehtë, sepse shfaqja monstruoze e Kylian Mbappe kundër Manchester Cityt, duke përfshirë një hat-trick, i lejon francezit të fitojë këtë njohje simbolike.

UEFA ka publikuar si zakonisht edhe “skuadrën e javës”, ku bëjnë pjesë Flamingo, Hancko, Jashari, Lang dhe Talbi, qe ishin vendimtarë ndaj ekipeve italiane, por edhe Kylian Mbappe, ylli absolut i ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester City.

Skuadra e javës

Portieri: Schmeichel (Celtic)

Mbrojtës: Valverde (Real), Flamingo (PSV), Hancko (Feyenoord), Nuno Mendes (PSG)

Mesfushorët: Jashari (Bruges), Vitinha (PSG), Kokcu (Benfica)

Sulmues: Talbi (Bruges), Mbappé (Real), Lang (PSV)

Ja si ka ndryshuar tabela e golashënuesve më të mirë: 

10 gola: Guirassy, ​​Borussia Dortmund
9: Lewandowski, Barcelona
8: Raphinha, Barcelona
8: Haaland, Manchester City
7: Kane, Bayern
7: Mbappe, Real Madrid
7: Vinicius Junior, Real Madrid
7: Pavlidis, Benfica
6: Alvarez, Atletico Madrid
6: Gyokeres, Sporting
6: Griezmann, Atl. Madrid
6: David, Lilla
6: Dembele, PSG
6: Wirtz, Bayer Leverkusen
6: Gimenez, Feyenoord/Milan
5: Olise, Bayern
5: Lookman, Atalanta
5: Lautaro Martinez, Inter
4: Havertz, Arsenal
4: De Ketelaere, Atalanta
4: Rodrygo, Real Madrid
4: Pulisic, Milan
4: Saka, Arsenal
4: Vlahovic, Juventus
4: Kokcu, Benfica
4: Akturkoglu, Benfica
4: Gittens, Bor. Dortmund
4: Salah, Liverpool
4: Sesko, Lipsia
4: Adeyemi, Borussia Dortmund
4: Maeda, Celtic

Lajme të tjera

Lajmet e fundit