Një situatë e pazakontë ka ndodhur në sfidën e kthimit për play-off në Europa League mes Anderlecht dhe Fenerbahce. Turqit gjetën golin që në minutat e para me En Nesyri, fill pas golit të Fenerbahce fillon një sherr i madh në tribuna.
Mourinho udhëzoi lojtarët të shkonin në dhomat e zhveshjes, deri sa të qetësohej situata. Fillimisht nuk u kuptua arsyeje pse nisi vrullshëm sherri, por nga pamjet kuptohet që pati një përplasje mes dy tifozerive. SHIKO VIDEON
Lojtarët qëndruan në dhomat e zhveshjes sa u qetësua situata, loja rifilloi sërish pas 15 minutash. Belgët barazuan shifrat në minutën e 20-të më Vasquez. Ndeshja e parë është fituar nga Fenerbahce 3-0.







