“Eto’o solli mentalitetin e tripletës, kushdo që hynte në fushë e dinte se duhej të fitonte”

21 Shkurt 2025
8:28
Alfred Lleshi
back button

Ish-mbrojtësi zikaltër, Marco Materazzi, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të “Lega Serie A”, ku ka rikujtuar edhe sezonin historik të “tripletës” me Interin (2009-2010): “Ne ishim të fortë, sepse erdhi dikush që na e transmetoi këtë forcë: Samuel Eto’o.

Ai vinte nga një ‘tripletë’, kishte mentalitetin për të thënë ‘ne fitojmë’. Dhe kur ke lojtarë të tillë në ekip, ata të tërheqin përpara. Kishim një bllok historik me lojtarë si Cordoba, unë, Zanetti, të gjithë ishim të rëndësishëm. Edhe unë me Ivan, që luanim më pak, e dinim çfarë mund t’i jepnim klubit.

Pas transfertës në Manchester, mbërritën 5 lojtarë të cilët i zgjodhi Mourinho: Thiago Motta, Lucio, Sneijder, Pandev dhe Eto’o. Ishte një skuadër ku nuk e dije se kush do të mbetej jashtë të dielën, ditën e ndeshjes, sepse përveç tyre kishim edhe Maicon, Zanetti, Samuel, Julio Cesar, Toldo. Pra, në një ekip tashmë plot me kampionë, u shtuan edhe këta të pestë. Ne e dinim që nuk kishim detyrimin, por mundësinë për të fituar.

Ndeshje pas ndeshjeje, kushdo që hynte në fushë e dinte që duhej të siguronte tri pikët, qoftë në Champions, kampionat apo Kupën e Italisë. Sigurisht, gjatë sezonit pati edhe momente të vështira dhe ndonjëherë u ndjemë pranë greminës. Madje, në një ndeshje të Champions-it ishim me një këmbë jashtë turneut deri pesë minuta para fundit. Por nga ai moment, çdo gjë ndryshoi dhe nisi një ngjitje e pandalshme deri te triumfi final”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit