De Vrij: Jemi të mërzitur për ekipet italiane të eliminuara nga Champions League

21 Shkurt 2025
8:43
Alfred Lleshi
back button

Stefan De Vrij, mbrojtësi i Interit, foli nga skena e prezantimit të edicionit të 20-të të turneut “Amici dei Bambini”: “Në karrierën time ka pasur edhe momente negative, por ato gjithmonë të japin përvojë. E rëndësishme është të ngrihesh gjithmonë, këtë kam mësuar kur kam kaluar situata të tilla.

Futbolli më ka mësuar të mos dorëzohem kurrë. Në Holandë, akademitë e të rinjve janë shumë të mira, ka më shumë teknikë në shkollën tonë futbollistike. Shikoni, për shembull, të rinjtë e kombëtares sonë që luajnë në nivele të larta. Kur erdha në Itali, u përmirësova shumë nga ana taktike, këtu është një tjetër botë sa i përket përgatitjes”.

Më tej, De Vrij vazhdoi dhe përfundoi: “E dimë përgjegjësinë që kemi pas eliminimit të ekipeve italiane nga Champions League, më vjen sinqerisht keq për ato që janë eliminuar. Personalisht, jam i lumtur që do të përballem me një ekip holandez. PSV dhe Feyenoord janë dy skuadra shumë të forta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit