“C’è solo l’Inter” nuk është vetëm himni i klubit zikaltër, por edhe i futbollit italian, pasi nga Serie A në Champions League ka mbetur vetëm skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi. Interi do të luajë në fazën e 1/8-ave finales, të cilat do të zhvillohen më 4/5 mars (ndeshja e parë) dhe 11/12 mars (ndeshja e kthimit).
Shorti i hedhur sot në mesditë nga UEFA ka përballur skuadra të të njëjtit shtet, Real Madrid dhe Atletico Madrid, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, ndaj ky raund pritet të dhurojë emocione të forta.

Ja përballjet e 1/8 finale:
🔹 PSV Eindhoven – Arsenal
🔹 Real Madrid – Atletico Madrid
🔹 Paris Saint-Germain – Liverpool
🔹 Club Brugge – Aston Villa
🔹 Benfica – Barcelona
🔹 Borussia Dortmund – Lille
🔹 Bayern Munich – Bayer Leverkusen
🔹 Feyenoord – Inter
Çiftimi i çerekfinaleve
Fituesja e çiftit Bayern Munich-Bayer Leverkusen do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë çerekfinale kundër fitueses së çiftit Feyenoord-Inter. Nëse kalon më tej, Interi do ta luajë ndeshjen e kthimit çerekfinale në shtëpi.
Skuadra që do të luajë në shtëpi në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve do të jetë fituesja e çiftit PSV Eindhoven-Arsenal / Atletico Madrid-Real Madrid kundër fituesit të çiftit Paris Saint-Germain-Liverpool / Club Brugge-Aston Villa.
Ndërsa fituesja e çiftit Barcelona-Benfica / Borussia Dortmund-Lille do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër fitueses së çiftit Bayern Munich-Bayer Leverkusen / Feyenoord-Inter.
Datat e Champions League 2024/25
📅 1/8 finale: 4/5 dhe 11/12 mars 2025
📅 Çerekfinalet: 8/9 dhe 15/16 prill 2025
📅 Gjysmëfinalet: 29/30 prill dhe 6/7 maj 2025
🏆 Finalja: 31 maj 2025
Finalja e madhe do të luhet në “Allianz Arena”, Mynih, Gjermani. 🔥⚽







