Juventusi rikthen ish-yllin e Milanit në Serie A! Kushton 75 mln euro por vlen vetëm me Champions

24 Shkurt 2025
18:04
Telesport
back button

Juventusi po mendon rikthimin në Serie A të një prej lojtarëve më të mirë të brezave të rinj. “Zonja e vjetër” e ka traditë të afrojë lojtarë italianë dhe kjo traditë do vijojë.

Gazzetta dello Sport raporton se bëhet fjalë për Sandro Tonalin. Nëse Juventusi kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshë, ish-mesfushori i Milanit do të jetë prioriteti numër 1.

Bardhezinjtë janë të vetëdijshëm se transferimi i Tonalit do të ketë kosto të lartë. Ai u transferua për 60 mln euro te Newcastle dhe klubi anglez nuk i lëshon lehtë yjet.

Tonali pritet të kushtojë 75 mln euro, nëse Juventusi kalon në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit