Sylvinho me “dhimbje koke”, Shqipëria humbet zyrtarisht titullarin për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës

24 Shkurt 2025
19:35
Telesport
back button

Kur duhen më pak se një muaj nga dy sfidat e para të Shqipërisë për kualifikueset për kupën e Botës, situata te Kombëtarja kuqezi nuk është aspak. Sikur të mos mjaftontë forma e dobët e disa titullarëve, problem madhor janë dëmtimet e shumta.

Mungesa e parë e madhe për këto dy sfida do jetë ajo e Elseid Hysaj, stafi mjekësor i Lazio-s bën të ditur se dëmtimi në kofshë që ka pësuar shqiptari është shumë serioz dhe do të paktën 20 ditë që ai të jetë në gjendje të rikthehet në fushë.

Po ashtu në mbrojtje në dyshim janë edhe dy titullarët e tjerë, Gjimshiti dhe Ismajli. Mbrojtësi që luan tek Atalanta, la fushën e lojës dje dhe doli duke çaluar, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për dëmtim serioz ose jo.

Po ashtu edhe mbrojtësi tjetër kuqezi që luan tek Empoli është i ende i dëmtuar dhe nuk dihet nëse do jetë në formën optimale për dy ndeshjet e Shqipërisë.

E njëjta situatë edhe për Armando Brojën, stafi mjekësor i Everton ka bërë me dije se shqiptari do jetë në gjendje të kthehet në fushë në javën e dytë të marsit, por duke qenë shumë kohë i dëmtuar këtë sezon, vështirë se do jetë në dispozicion për Sylvinho-n për dy sfidat kualifikuese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit