Bayern ka katër sulmues anësorë dhe dy prej tyre pritet të largohen në merkaton e verës. Nëse bëjmë një krahasim ndërmjet tyre me shifrat e deritanishme në kampionat, rezulton se më pak ndeshje kanë luajtur gjermanët e skuadrës, Sane dhe Gnabry.
Michael Olise numëron 29 ndeshje në Bundesligë, me 7 gola dhe 10 asiste. E ka nisur si titullar në 78% të ndeshjeve dhe kontributi i tij në golat e skuadrës është 25%. Francezi ka rezultuar blerje efikase dhe ka performuar shkëlqyeshëm deri tani.
Kingsley Coman numëron 21 paraqitje në Bundesligë, me 3 gola dhe 4 asiste. E ka nisur si titullar në 48% të ndeshjeve dhe kontributi i tij në golat e skuadrës është 10%.
Leroy Sane numëron 19 paraqitje në Bundesligë, me 6 gola dhe 3 asiste. E ka nisur si titullar në 43% të ndeshjeve dhe kontributi i tij në golat e skuadrës është 13%.
Serge Gnabry numëron 16 paraqitje në Bundesligë, me 5 gola dhe 2 asiste. E ka nisur si titullar në 30% të ndeshjeve dhe kontributi i tij në golat e skuadrës është 10%. Gnabry është largimi më i mundshëm në merkaton e verës, sepse duket sikur nuk ka më asgjë për të dhënë në Mynih.







