“Nëse nuk e di ti që je gazetar, nga ta di unë?!” Muller bën shaka për kontratën e re me Bayern

25 Shkurt 2025
16:51
Telesport
back button

Thomas Muller është gjithmonë në humor. Kjo ka qenë karakteristika e tij e kahershme në futboll dhe nuk ngurron të përdorë batuta edhe për tema të rëndësishme.

Në një bisedë me ekspertin e Sky, Florian Plettenberg, sulmuesi gjerman është pyetur nëse do të jetë ai lojtari i radhës që do të rinovojë kontratën te Bayern.

“Kur nuk e di ti, nga ta di unë?!” – është përgjigjur Muller me shaka. Duke parë mungesën e një reagimi nga gazetari pas batutës së tij, ish-kampioni i botës ka folur sërish vetë: “Epo, duket se nuk do të rinovokam”.

Bayern ka qenë i qartë për situatën e Muller. Klubi ia ka lënë në dorë vetë lojtarit të vendosë nëse do një kontratë të re. Ai thjesht po merr kohën e mjaftueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit