Milani duhet të merret me interesin e fortë të Bayern Munich për Theo Hernandez. Klubi bavarez, siç shkruan sot “Corriere dello Sport”, është gati të futet fort në garë për mbrojtësin francez.
Në fakt, Bayern Munich rrezikon të humbasë Alphonso Davies (nuk ka pranuar rinovimin dhe shihet në rrugën drejt Real Madridit), ndaj dëshiron t’i dalë së keqes para, me një ofertë shumë të rëndësishme për mbrojtësin kuqezi.
Kontrata e Theos do të përfundojë pas dy vitesh, por sipas gazetës italiane, aventura e tij në Milano, e cila filloi në vitin 2019, mund të jetë gjithashtu në kreditet e fundit.
Megjithatë, Milani do të duhet t’i kushtojë vëmendje edhe situatës së lidhur me Mike Maignan, i cili mund të largohet pas “Euro 2024”. E panjohura kryesore lidhet me rregullimin e kontratës së tij, e cila po ashtu skadon në vitin 2026.
Portieri sot fiton rreth 3 milionë euro në sezon, por objektivi është rritja e masës së pagës. “Puzzle” francez për Milanin është i dyfishtë…