Benitez: Napoli-Inter një duel i bukur, por jo vendimtar. Për titull është edhe Atalanta

28 Shkurt 2025
9:00
Alfred Lleshi
back button

Nesër luhet Napoli-Inter dhe ish-trajneri i të dyja skuadrave, Rafa Benitez, ka analizuar përplasjen e madhe. Sipas tij, do të jetë një përballje e rëndësishme, por jo vendimtare: “Që është një ndeshje e rëndësishme, këtë nuk e mohon askush, por që të jetë thelbësore, këtë e përjashtoj. Kush fiton, nuk do ta ketë siguruar titullin. Edhe kush humbet, nuk do të dorëzohet”.

Sipas Benitez, një barazim mes Napolit dhe Interit mund të favorizojë Atalantën e Gasperinit: “Një barazim do të ishte në favor të Atalantës, e cila gjithsesi do të mbetej në garë”.

Gara për titullin e Serie A është emocionuese: “Interi dhe Napoli kanë 57 dhe 56 pikë, Atalanta është pak më pas me 54 pikë. Me këtë ritëm, titulli mund të vendoset në 83 pikë. Sidoqoftë, kush mund të thotë që njëra nga këto skuadra nuk mund ta rrisë mesataren duke bërë një seri fitoresh?”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit