Napoli-Inter është kryesfida e javës së 27-të të Serisë A, një ndeshje që nuk ka nevojë për shumë fjalë, pasi të dyja ekipet do të luftojnë deri në fund për të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë.
Përsa i përket formacioneve zyrtare, tek Inter surpriza e vetme është lënia në stol e Benjamin Pavard dhe aktivizimi nga minuta e parë e Yann Aurel Bisseck, ndërsa pjesa tjetër e formacioit është siç pritej.

Conte vjen si zakonisht me 3-5-2, në krye të sulmit Raspadori dhe Lukaku. Treshja e mbrojtjes nuk ndryshon me Di Lorenzo, Rrahmani dhe Buongiorno, po ashtu edhe mesfusha.

Ndeshja luhet në “Diego Armando Maradona”, fillon në orën 18:00. Inter mban vendin e parë me 57 pikë, Napoli renditet i dyti me një pikë më pak.







