Gooooooooool Dimarcoooo! Zhbllokohet supersfida në “Diego Armando Maradona” (video)

1 Mars 2025
18:29
Telesport
back button

Ka ardhur goli i parë në supersfidën që po luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona” mes Napoli-t dhe Inter-it, e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Ishte Federico Dimarco që shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 22-të. Portieri i Napoli-t, Meret, mbetet i shtangur në vend dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nxjerrë topin nga rrjeta. SHIKO GOLIN

Festë e madhe për zikaltrit, të cilët do të kërkojnë të dyfishojnë shifrat tani që Napoli do i jetë i gjithë në sulm. Në anën tjetër, pritet reagim nga vendasit e drejtuar nga Antonio Conte, të cilët kanë kohën e nevojshme përpara për të barazuar shifrat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit