Napoli dhe Inter bëjnë “paqe”! Supergoli i Dimarco nuk mjafton, Billing shpëton vendasit (video)

1 Mars 2025
20:04
Telesport
back button

Supersfida e javës së 27-të në Serie A mes Napoli-t dhe Inter-it e luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundon në barazim 1-1. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh me supergolin e Dimarco-s, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e dënimit duke shtangur në vend portierin e Napoli-t, Meret.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për zikaltrit. Vendasit barazuan shifrat në 1-1, tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Një aksion i shpejtë i napolitanëve, asist i Lobotka për danezin e futur pak minuta më parë në lojë, Philip Billing, i cili nuk e mposht dot Martinez në tentativën parë, por nuk gabon në të dytën.

Ndeshja mbyllet në barazim 1-1. Inter mbetet në vend të parë 58 pikë, Napoli në vend të dytë me 57 pikë, Atalanta e treta me 55 pikë.

SHIKO GOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit