PSG fiksohet pas 20-vjeçarit të Barcelonës, ofron 80 milionë euro

2 Mars 2025
16:38
Telesport
back button

Edhe pse konsiderohet si një lojtar i ri me të ardhme të madhe, me ardhjen e Flick, Gavi, nuk po arrin dot të jetë titullar te Barcelona. Në fitoren e fundit të katalanasve 4-0 ndaj Sociedad, Gavi nuk luajti për asnjë minutë.

Në anën tjetër, është klubi i PSG-së që po monitoron nga afër situatën e 20-vjeçarit te Barcelona. Luis Enrique e pqlën shumë mesfushorin spanjoll dhe presidenti i PSG-së është i gatshëm të plotësojë dëshirën e madhe e trajnerit të ekipit të tij.

Sipas mediave spanjolle, Al Khelaifi është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro për të transferuar në verë yllin e ri të mesfushës. Edhe pse nuk është titullar, Barcelona e vlerëson shumë Gavi-n, por një ofertë e tillë mund të ndryshojë mendjen e katalanasve.

Shifra e përmendur më sipër mund të jetë tunduese për Joan Laporta-n për të pranuar ofertën e parizienëve. Shuma e fituar ngaky operacion i mundshëm mund të përdorej për të bërë përforcimet e nevojshme, të kërkuara me ngulm nga Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit