Në fund të sezonit të kaluar, Bernardo Silva rinovoi kontratën me Manchester City, pavarësisht presionit nga Barcelona dhe interesimit nga klubet e tjera. Megjithatë, në kohën e shtyrjes së marrëveshjes deri në vitin 2026 me “qytetarët”, është futur një klauzolë për të lehtësuar lamtumirën e mundshme të ish-lojtarit të Monaco nga skuadra e drejtuar prej Pep Guardiolës.
TV3 zbuloi sfondin, sipas të cilit për të marrë Bernardo Silva mjafton të paguhet klauzola e përfundimit të kontratës në fuqi prej 50 milionë paund, afërsisht 58 milionë euro. Por nuk mbaron këtu. Klauzola paguhet në tri këste të përshtatshme dhe kjo mund të forcojë interesin e Barçës, e cila është ende vigjilente për të ardhmen e mesfushorit portugez.
Do të jetë në dorën e Deco dhe Flick të vendosin nëse portugezi, afër të 30-ve, është ende një prioritet sikurse konsiderohej nga Xavi Hernandez. Për situatën e tij interesohen edhe PSG me Bayern Munich. Padyshim, gjendja financiare e të dy klubeve në fjalë është shumë herë më e mirë se ajo e Barçës, por Bernardo Silva thuhet se preferon Blaugranët.