Rivalët nuk dinë të fitojnë, Sinner qëndron “numri 1” edhe pa luajtur, Sabalenka kryeson te femrat

3 Mars 2025
13:41
Telesport
back button

Edhe pse tenisti italian Jannik Sinner është i pezulluar deri në maj (doping), vijon të qëndrojë në krye të renditjes së përgjithshme për meshkuj. Disa turne janë zhvilluar, por ka patur mjaft surpriza te fituesit.

Këto i kanë dhënë munësi Sinner të ruajë vendin e parë, madje i shkëputur mbi 3000 pikë nga ndjekësit. Në vendin e dytë ndodhet Alexander Zverev e pas tij Carlos Alcaraz, ndërsa Djokovic ka zbritur në vendin e shtatë.

Te femrat, vijon rivaliteti i fortë mes bjelloruses Aryna Sabalenka, numri 1 dhe rivales polake Iga Swiatek (numri 2). Diçka më shumë se 1000 pikë ndan dy tenistet, që pasohen nga tri amerikane në renditjen e përgjithshme.

“Top-5” – Meshkuj

Jannik Sinner, 11.330 pikë

Alexander Zverev, 8.135 pikë

Carlos Alcaraz 7.150 pikë

Taylor Fritz, 4.900 pikë

Casper Ruud, 4.045 pikë

“Top-5” – Femra

Aryna Sabalenka, 9.076 pikë

Iga Swiatek, 7.985 pikë

Coco Gauff, 6.333 pikë

Jessica Pegula, 5.251 pikë

Madison Keys, 4.679 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit