Djokovic, Zverev dhe Swiatek avancojnë në raundin e tretë të Roland Garros, eliminohet Rybakina

28 Maj 2026
8:19
Telesport
back button

Kanë nisur në Paris ndeshjet e raundit të dytë të grand slam-it të Roland Garros. Tenisti serb Novak Djokovic fitoi 3-1 ndaj Valentin Royer, duke avancuar më tej.

Në raundin e tretë kualifikohet edhe rusi Karen Khachanov, që mundi 3-1 Marco Trungelliti, ndërsa rusi tjetër Andrey Rublev mundi 3-1 Camillo Carabelli.

Një biletë për në raundin tjetër sigurojnë edhe tri tenistë të tjerë pretendentë: Alexander Zverev (3-1 ndaj Tomas Machac), Casper Ruud (3-0 ndaj Hamad Medjedovic) dhe Tommy Paul (3-0 ndaj Lorenzo Sonego).

Te femrat, Elina Svitolina e Ukrainës mundi 2-0 Kaitlin Quevedo, ndërsa Belinda Bencic e Zvicrës mundi 2-0 Caty McNally. Eliminohet Jasmine Paolini e Italisë.

Pa probleme avancon më tej tenistja polake Iga Swiatek, që mundi 2-0 Sara Bejlek, ndërsa numri 2 në botë, kazakja Elena Rybakina u mund 2-1 nga Yulia Starodubtsewa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit