Kingsley Coman dhe Serge Gnabry pritet të largohen nga Bayern në merkaton e verës. Ata janë tepër “të konsumuar” në Mynih dhe kanë një sezon e gjysmë në rënie.
Mediat kanë zbuluar një lojtar të cilin Bayern po ndjek me kujdes për ofensivën. Bëhet fjalë për Justin Kluivert, 25 vjec, i cili luan te Bournemouth.
Këtë sezon ai numëron 12 gola dhe 5 asiste. Vlera aktuale e tij në treg llogaritet rreth 50 mln euro, shifër që për Bayern nuk është problem për t’u paguar.
Kontrata e tij me klubin anglez skadon në verën e vitit 2028. Nëse vazhdon me këto performanca si javët e fundit, vlera e Kluivert vetëm do të rritet. Ai luan edhe si sulmues krahu, edhe si trekuartist.







