Nagelsmann “vajton” dëmtimin e Wirtz: Do të na mungojë shumë në çerekfinale ndaj Italisë

11 Mars 2025
9:35
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, shprehu trishtimin e tij për dëmtimin e Florian Wirtz, i cili do të qëndrojë disa javë jashtë fushave të lojës pasi pësoi ndrydhje të ligamentit të brendshëm të kyçit të këmbës së djathtë në humbjen e Bayer Leverkusenit ndaj Werder Bremenit (0-2) të shtunën e kaluar.

“Më vjen shumë keq për atë që i ndodhi Flo. Si në klubin e tij, ashtu edhe në kombëtare kemi ndeshje të rëndësishme përpara, ndaj mungesa e tij do të jetë një humbje e madhe për të dyja palët”, – deklaroi Nagelsmann për agjencinë SID.

Wirtz nuk do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich këtë të martë dhe gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për Gjermaninë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve kundër Italisë, të programuara për 20 dhe 23 mars.

Megjithatë, mesfushori i Leverkusenit ishte tashmë i pezulluar për ndeshjen e parë në Milano. “Gjëja më e rëndësishme tani është rikuperimi i tij. Të gjithë në kombëtare i urojmë një shërim të shpejtë”, – përfundoi Nagelsmann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit