“Më i miri që më kanë parë sytë”, Eric Dier tregon kush është lojtari unik te Bayern

10 Mars 2025
16:45
Telesport
back button

Eric Dier ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar te Bayern, aty ku është i huazuar deri në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi anglez ka zgjedhur portierin Manuel Neuer.

Në një intervistë për revistën e klubit bavarez “51”, Dier është shprehur se askush nuk krahasohet dot me gardianin gjerman.

“Jo vetëm për cilësitë që ka, por edhe sepse është më i qetë nga sa prisja në fillim, para se të vija në Mynih. Ai ka një staturë të jashtëzakonshme në fushë”.

“Më ka befasuar sidomos në stërvitje. Edhe pse ka kaq shumë vite në futboll, stërvitet deri në limite dhe e shijon shumë. Ka ambicie si askush tjetër”.

“Neuer është portieri më i mirë që më kanë parë sytë. Nëse do ta kuptosh pse, ndiqe në stërvitje. Eshtë i jashtëzakonshëm. Nuk e krahasoj dot me askënd”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit