Liverpool ka gjetur mbrojtësin e majtë të kërkuar prej muajsh. Ai është Milos Kerkez i Bournemouth dhe trajneri Arne Slot ka dhënë miratimin për blerjen e tij.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se klubi i kuq u interesua për të që verën e shkuar, por ishte vështirë të gjehej një akord me Bournemouth.
Drejtori i Liverpool, Richard Hughes e njeh mirë mbrojtësin e majtë, ngaqë më parë ka punuar për Bournemouth. Arne Slot po kërkon edhe një qendërmbrojtës, por ende nuk ka emra konkretë.
21-vjeçari Milos Kerkez këtë sezon numëron 5 asiste dhe 2 gola në 28 ndeshje në Premier League. Kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2028.







