Janë luajtur sot dy takimet e para të javës së 29-të të Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena”, Dinamo fitoi 3-1 ndaj Bylis. “Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja shënuan dy gola në pjesën e parë me Mandela në minutën e 7-të dhe Dejvi Bregu në minutën e 28-të, pas asistit të Zabërgja.
Bylis ngushton shifrat më golin e Ruçit në minutën e 34-të, pas krosimit nga goditja e këndit. Në minutën e 65-të ishte sërish Zabërgja që asiston për Bregun dhe vlonjati realizon një gol shumë të bukur me gjysëm roveshatë, duke i çuar shifrat në 3-1.
Në sfidën tjetër të luajtur në Korçë, Skënderbeu u mund 1-2 nga Partizani. Në minutën e 35-të, faull i Prekës në zonë ndaj Bismark, arbitri kryesor i takimit akordon penallti. Ardit Nikaj tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon vendasit në avantazh.
“Demat” barazuan në minutën e 65-të pas një aksioni shumë të bukur të finalizuar me sukses nga Gjergji Kote. Goli i fitores së madhe për të kuqtë do të vinte në minutat shtesë nga Eleke.
Nesër do të luhen edhe 3 sfidat e tjerë për javën e 29-të.
Laçi-Egnatia 13:30
Tirana-Vllaznia 16:30
Teuta-Elbasani 17:00







