Musiala ka klauzolë largimi nëse Bayern dështon për Champions, zbulohet shifra

11 Mars 2025
17:10
Telesport
back button

Jamal Musiala vërtet pranoi të rinovojë kontratën me Bayern, por ka disa gjëra që nuk ishin të qarta gjer sot. Mesfushori gjerman ka kërkuar dy klauzola specifike në kontratë.

Mediat gjermane zbulojnë se, nëse Bayern nuk kualifikohet në Champions League, Musiala ka lejuar që nëpërmjet një klauzole të lejohet të gjejë një skuadër tjetër.

Së dyti, Musiala mund të largohet për 175 mln euro në verën e vitit 2028 dhe për 100 mln euro në verën e vitit 2029.

Ai i ka marrë masat për të gjitha skenaret e mundshme që mund të ndodhin në Mynih. Nëse gjërat shkojnë mirë, patjetër që nuk ka pse të mendojë largimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit