Gjigantët e Premier League, Liverpool dhe Arsenal duket se janë vënë në lëvizje për yllin e Barcelona-s, Pedri. Sipas Marca-s, katalanasit kërkojnë vetëm 51 milionë sterlina për mesfushorin.
Pedri u transferua te Barcelona nga Las Palmas në vitin 2020 dhe që atëherë ka qenë thelbësor në mesfushën e klubit katalanas.
Ai më parë konsiderohej ‘i paprekshëm’, por ecuria e tij e fundit e dëmtimeve thuhet se i ka hapur dyert për largimin e tij nga klubi sipas raportit të lartpërmendur.
Klubi katalanas më parë vendosi një çmim të raportuar prej 68 milionë £ për Pedri. Megjithatë, raporti i Marca sugjeron se ata tani janë të gatshëm ta shesin atë për 51 milionë sterlina.
Liverpool aktualisht po shfaq interesin më të madh për nënshkrimin e talentit të Barcelonas.
Megjithatë, Mikel Arteta thuhet se është më i vendosur për të forcuar mesfushën e Arsenalit për sezonin e ardhshëm dhe Pedri duket të jetë një pretendent serioz për një transferim në Emirates Stadium.