Jasir Asani shkëlqen me dopietë në Champions-in aziatik

12 Mars 2025
14:28
Alfred Lleshi
back button

Jasir Asani ka bërë “heroin” për eklipin e tij, duke shënuar dopietë ër ekipin e tij. Perla e futbollistit tonë kuqezi e ka kualifikuar Gwangju FC në 1/4 finale të Champions-it aziatik. E paharrueshme kjo paraqitje e 29-vjeçarit, i cili eliminoi kampionët e Japonisë. Pë saktësim, ishte pikërisht minuta e 118-të, kur Asani shënoi eurogol kundër Visel Kobe. Koreano-jugorët e kishin humbur ndeshjen e parë në transfertë 2-0, ndërsa në shtëpi i befasuan japonezët. Shqiptari e dërgoi sfidën në kohën shtesë, teksa shënoi në minutën e 85-të me penallti. Rezultati 2-0 i dha zemër Gwangju FC, që e siguroi kualifikimin me golin e tretë “in extremis”, në fundin e kohës shtesë.

Mrekullia erdhi nga këmbët e Asanit në minutën e 118-të. Duke goditur prej jashtë zone, lojtari ynë kuqezi e dërgoi topin aty ku nuk mund të pritej nga portieri kundërshtar. Kjo dopietë e ngjit Asanin në kuotën e 9 golave, ose e thënë më saktë në krye të golashënuesve. Ish-klubi i Andres Iniesta u mposht kësisoji me rezultatin total 3-2 dhe u eliminua nga gara. Jasir Asani u shpreh mjaft i lumtur pas ndeshjes së paharrueshme për të: “Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam tejet i lumtur, sepse morëm revanshin në shtëpi 3-0, pas disfatës 2-0 në ndeshjen e parë, në transfertë. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh, sepse mendoja me ankth për këtë ndeshje. Ishte e vështirë edhe për mua, edhe për skuadrën. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur. Shkojmë në raundin tjetër tani me optimizëm”.

Goli i parë i Asanit: (VIDEO)

Eurogoli i Asanit: (VIDEO)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit