Leroy Sane do të largohet në verë nga Bayern, pasi nuk është më i rëndësishëm te bavarezët dhe nuk do të rinovojë kontratën, pavarësisht dëshirës së tij.
Sulmuesi gjerman mund të rikthehet në Premier League, ku më parë ka luajtur për Manchester City.
TBR Football raporton se Leroy Sane u është ofruar 5 klubeve big në Angli, Liverpool, Tottenham Hotspur, Manchester United, Arsenal dhe Newcastle United.
Sane në verë mund të largohet me parametra zero, sepse është në fund të kontratës me Bayern.







