ABISSNET SUPERIORE: Vllaznia “bie” në “Loro Boriçi”, Egnatia dhe Tiranë kënaqen me 1 pikë

15 Mars 2025
19:56
Telesport
back button

Kanë përfunduar pak më parë dy ndeshjet e para të javës së 30-të për Abissnet Superiore. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia priti Skënderbeun. Miqtë gjetën të parët golin që në minutën e 10-të me Nasr, sulmuesi i korçarëve u regua vërtet i zoti dhe bëri një finalizim shumë të bukur.

Vllaznia barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, ku Klinti Qato përfitoi nga një gabim i korçarëve në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur. Në minutën e 83-të, do të ishte sërish Saleh Nasr që do të shënonte golin e dytë dhe do të kalonte në avantazh Skënderbeun. Shifrat përfundimtare, Vllaznia-Skënderbeu 1-2.

Në “Rrogozhinë”, Egnatia priti Tiranën. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, shënoi Elion Sota pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit. Bardheblutë barazuan shifrat në 1-1 në fund të shtesës në pjesën e parë me Soler, i cili përfitoi nga përgjumja e vendasve dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 73-të, Egnatia mbetet me 10 lojtarë, pasi Serxho Ujka mori kartonin dytë të verdhë dhe doli nga fusha. Në minutat e fundit edhe Tirana mbetet me 10 lojtarë, por rezultati nuk ndryshoi. Shifrat përfundimtare, Egnatia-Tirana 1-1.

Ditën e nesërme do të luhen edhe 3 sfidat e tjera të javës së 30-të.

Bylis-Laçi 15:00
Elbasani-Dinamo 18:00
Partizani-Teuta 18:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit