Bayern bëhet gati të shesë aksione për të arritur blerjen më të shtrenjtë në histori

17 Mars 2025
15:42
Telesport
back button

Florian Wirtz. Ky është synimi i madh i Bayern në merkato. Lojtari i kombëtares gjermane është tashmë objektiv i pranuar publikisht nga drejtuesit bavarezë, por nevojitet një sforco e madhe ekonomike.

Wirtz kushton më shumë se 100 mln euro. Bayer Leverkusen pritet të kërkojë 120 deri në 140 mln euro për sulmuesin, shifër tepër e lartë për Bayern. Ndërkohë, Wirtz nuk mund të paguhet më pak se Musiala, pra 12,5 mln euro neto në vit.

Mediat gjermane raportojnë se drejtuesit po mendojnë dy skenare sesi të financojnë këtë operacion. Varianti i parë është të shesin një përqindje të caktuar të aksioneve të klubit.

Aktualisht, Bayern ka 75%, ndërsa 25% ndahet ndërmjet tre sponsorëve gjermanë, Adidas, Audi dhe Allianz, secili nga 8,33%. Drejtuesit po përpiqen ta shmangin këtë, sepse e kanë për krenari që Bayern është klub i pavarur, ndryshe nga klubet e tjera europiane.

Varianti i dytë, por me rrisk financiar, është marrja e një huaje bankare. Pra, borxh për të financuar transferimin e Wirtz, një gjë që Bayern nuk e ka bërë kurrë për një lojtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit