Zbulohet udhëtimi sekret i Bayern në Francë, kush është lojtari që po kërkojnë?

18 Mars 2025
16:13
Telesport
back button

Mediat gjermane kanë zbuluar një udhëtim të Bayern në Francë në fundjavën që lamë pas dhe patjetër që ka lidhje me merkaton e verës.

Drejtori i sporteve dhe trajneri Kompany raportohet të kenë qenë në ndeshjen PSG – Olympique Marseille për të vëzhguar lojtarë.

Ende nuk ka ndonjë informacion të konfirmuar se cilin lojtar ka ndjekur Bayern, por disa spekulime e lidhin këtë vizitë me qendërmbrojtësin e PSG, Lucas Beraldo.

Braziliani ka qenë në listën e Bayern që në vitin e kaluar, por ai vendosi të vishte fanellën e Parisit. Bayern, gjithsesi, vijon ta ndjekë lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit