Bayern do ta shesë për 40 mln euro, ylli i mesfushës: “Nuk dua të iki. Do tregoj se investimi ia vlejti”

20 Mars 2025
16:20
Telesport
back button

Ashtu si Leon Goretzka një vit më parë, Joao Palhinha refuzon të largohet nga Bayern. Mesfushori u transferua në verë për 51 mln euro nga Fulham, por nuk ka përmbushur pritshmëritë.

Portugezi ka luajtur vetëm 19 ndeshje me Bayern dhe bëhet fjalë për vetëm 792 minuta në total. Ai pritej të ishte titullar në Mynih, por kjo nuk ka ndodhur deri më sot.

Duke folur për Sport Bild, Palhinha së fundmi saktësoi qëllimet e tij. “Nuk kam asnjë interes për spekulimet e merkatos. Do të bëj aq sa mundem që të tregoj se shifra që klubi pagoi për mua ia vlen. Nuk mendoj largimin”.

Bayern, sipas Sky, do të ishte i gatshëm ta shiste portugezin që në verë, nëse vjen një ofertë e mirë prej 40 mln eurosh. Klubi gjithashtu po planifikon të shesë Guerreiron, i cili ka edhe një vit kontratë, për 10 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit