20 mln euro në vit për Nico Williams, vjen dita e largimit përfundimtar nga La Liga?

23 Mars 2025
13:39
Telesport
back button

Nico Williams ka vendosur të largohet nga Athletic Bilbao në merkaton e verës.

Sulmuesi spanjoll ka klauzolë largimi me vlerë 60 mln euro, shifër të cilën vitin e shkuar ishte e gatshme ta paguante Barcelona, por baskët ndaluan tratativat.

Ylli i kombëtares iberike dëshiron të bëjë një hap para në karrierë dhe duket se destinacioni i tij i radhës do të jetë jashtë La Ligës.

El Nacional raporton se Bayern ka paraqitur një ofertë zyrtare për Nico Williams. Klubi bavarez është gati ta paguajë 20 mln euro bruto në vit, pra 10 mln euro neto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit