Në Francë, do të luhen këtë fundjavë ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit. Edhe pse ka ende edhe 7 javë për t’u luajtur gjithcka mund të mbyllet zyrtarisht për sa i përket ekipit kampion.
I shkëputur 19 pikë nga ndjekësi më i afërt në renditje (Marseja me 49 pikë), skuadra e PSG mund të shpallet kampion në Ligue 1 që këtë. Një titull që është formalitet, por që mungon zyrtarizmi fundjavë (kryeqytetasit kanë 68 pikë).
Fillimisht duhet të plotësohen 3 kushte që PSG të festojë titullin e 13-të në histori. Fillimisht duhet që Marseja të humbasë ndeshjen ndaj Reims (luhet të shtunën pasdite) e më pas duhet që PSG të fitojë sfidën ndaj Saint Etienne.
Kushti i tretë është që ndeshja e mbrëmjes, ajo mes Monaco dhe Nisë, të përfundojë në barazim (të dyja ekipet kanë nga 47 pikë). Në rast se këto tri kushte plotësohen atëherë parizienët mund të festojnë të dielën.
Në të kundërt, festa do të shtyhet edhe për një javë më shumë, por asgjë nuk mund t’ia heq skuadrës së trajnerit Luis Enrique titullin kampion në Ligue 1.







