Muçi shënon supergol ndaj Galatasaray-it, por është i pafat! Shqiptari lë kundërshtarin me 10 lojtarë (video)

29 Mars 2025
19:42
Telesport
back button

Në Stamboll po luhet derbi i madh mes Besiktas dhe Galatasaray. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit gjetën avantazhin me golin e Rafa Silva në minutën e 23-të, ndërsa miqtë barazuan shifrat me supergolin e Lucas Torreira në fund të pjesës së parë.

Për Besiktas e kanë nisur titullarë dhe sy shqiptarët, Milot Rashica dhe Ernest Muçi. Djaloshi kuqezi ishte protagonist në pjesën e parë, në dy raste.

Në minutën e 37-të, Muçi shënoi një gol shumë të bukur, por festa e tij u prish nga ndërhyrja e arbitrit që e anuloi për pozicion jashtë loje të njërit prej lojtarëve të Besiktas. SHIKO GOLIN E ANULLUAR TE MUCIT

Një minutë më parë, Muçi mori një top të bukur dhe kur po i drejtohej i vetëm portës, u pengua nga kundërshtari.

Arbitri ndëshkoi me karton të verdhë Frankwoski-n, por ndërhyri VAR dhe i kërkoi arbitrit të rishikonte vendimin, duke qenë lojtari i fundit u ndëshkua direkt me karton të kuq. SHIKORASTIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit