Inter mbetet ende në kërkim të një portieri për të garantuar të ardhmen e portës. Transferimi i brazilianit Bento duket sikur është ndërlikuar, ngaj klubi zikaltër po mendon për spanjollin Josip Martinez (26 vjeç), që luan në Serie A me Genoa.
Sipas “Gazzetta Dello Sport” shanset që Bento të bashkohet me Sommer në skuadrën e trajneri Inzaghi janë të pakta. Dhe sigurisht jo sepse ka mungesë miratimi: braziliani është ndjekur prej më shumë se një viti dhe nuk ka zhgënjyer kurrë. Por çështja është ekonomike, sepse konkurrenca për lojtarin është shumë e fortë.
Ekipi ku ai luan, Atletico Paranaense, nuk është i gatshëm të ulë çmimin prej 20 milionë eurosh, madje ka rritur pretendimet. Kjo është arsyeja pse ka pasur një ngadalësim në mbylljen e marrëveshjes me portierin e ri brazilian.
Martinez, portieri i Genoa, është autor i një sezoni të shkëlqyer në Serie A, aq sa çmimi i tij është rritur. Genoa e bleu nga Leipzig për dy milionë dhe tani po kërkon dhjetëfish më shumë. Por ndryshe nga Bento, këtu ka vend për negociata. Ideja e klubit mbetet që spanjolli të konkurrojë me Sommer për një vend si titullar në portën e Inter.