Zanetti: Vlerat e Interit bëjnë diferencën, me tifozët tanë mund të ëndërrojmë

31 Mars 2025
11:15
Alfred Lleshi
back button

Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli përpara përfaqësuesve të “Inter Club” nga e gjithë bota, të ftuar nga klubi zikaltër brenda “San Siros”, disa orë para sfidës kundër Udineses për javën e 30-të të kampionatit. Bashkë me të ishte i pranishëm edhe presidenti Beppe Marotta. Këto janë fjalët e ish-kapitenit argjentinas, të raportuara nga faqja zyrtare e Interit:

“Është e mrekullueshme të jem këtu dhe gjithmonë emocionuese të shoh këtë dashuri për Interin. Të jemi kaq të shumtë është e rëndësishme, falë ‘Inter Club’ kemi arritur shumë kënaqësi. E dimë që tifozët janë gjithmonë pranë nesh dhe në këtë moment të sezonit ata bëhen vendimtarë.

Gjëja e parë që më vjen në mendje kur mendoj për ‘Inter Club’ lidhet me javën e kaluar. Gjatë ‘Infinity League’ në Mynih kishte një numër të madh tifozësh të Interit që na mbështesnin. Ka një dashuri të madhe për këto ngjyra kudo në botë. Kjo është pjesë e historisë dhe vlerave tona, diçka vërtet e rëndësishme.

Më shumë se 50 klube mbajnë emrin tim, të paktën një në çdo kontinent, është një lidhje shumë e veçantë që kemi. Jam këtu prej shumë vitesh, Interi është familja ime dhe vlerat tona bëjnë diferencën. Kudo që shkojmë, ndihemi si në shtëpi dhe jemi të përfaqësuar denjësisht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit