Lajm i keq për Juventus dhe trajnerin Igor Tudor. Federico Gatti ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Genoa. Mbrojtësi, i cili ishte larguar nga fusha gjatë pjesës së parë pas një përplasje të rëndë në këmbën e majtë, iu nënshtrua testeve, të cilat nuk dhanë rezultate inkurajuese.
Ekzaminimet radiologjike të kryera në J-Medical, zbuluan praninë e një frakture komplekse të diafizës së fibulës. Gatti duhet të qëndrojnë pushim absolut për të paktën një muaj, duke rikthyer problemet në mbrojtje për bardhezinjtë.
Pothuajse të gjithë mbrojtësit kanë pësuar disa dëmtime këtë sezon, me Bremer dhe Cabal që e kanë përfunduar para kohe atë. Pa Gatti në dispozicion, trajneri Tudor do të ketë tashmë vetëm Kalulu, Veiga dhe Kelly për të organizuar mbrojtjen për periudhën në vijim.
“Testet zbuluan një mikrofrakturë. Kjo sigurisht që nuk do të më ndalojë dhe do të bëj gjithçka që të rikthehem sa më shpejt. Tani do të përpiqem të qëndroj sa më afër bashkëlojtarëve në këtë moment shumë të rëndësishëm të sezonit”, tha Federico Gatti.







