Jo vetëm Bayern me mungesa, edhe Inter humbet për dy javë sulmuesin

1 Prill 2025
9:15
Telesport
back button

Lajm i keq vjen nga infermieria për Inter. Mehdi Taremi, i cili mungoi në minutën e fundit në takimin ndaj Udinese, iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano.

Testet, – njoftoi sot klubi zikaltër, – kanë nxjerrë në pah një tendosje në aduktorët e kofshës së tij të majtë. Situata e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme“.

Sulmuesi iranian do të humbasë derbin e Kupës së Italisë ndaj Milan, ndeshjen e kampionatit kundër Parmës dhe ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munich, planifikuar më 8 prill.

Pra, tri sfida të rëndësishme në 8 ditë. Fokusi është rikthimi në ndeshjen në Bologna-Inter, më 20 prill, por është ende herët për të qenë të sigurt. Ky dëmtim ndërlikon mjaft pozitat e trajnerit Simone Inzaghi, pasi edhe sulmuesi titular Lautaro Martinez është drejt rikuperimit.

Kundër Milan ai do të jetë në stol, ndaj Inzaghi ka në dispozicion vetëm Thuram, Arnautovic dhe Correa, me këtë të fundit që ka zhgënjyer edhe një herë në pjesën e madhe të kohës që trajneri i ka dhënë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit