Nga kombëtarja e Brazilit te Juventusi dhe jeta e tij italiane, Bremer rrëfehet për shumëçka

4 Prill 2025
8:00
Alfred Lleshi
back button

Gleison Bremer, gjatë episodit të dytë të podcast-it të tij “Bremer Inside”, ka folur rreth vendlindjes: “Më mungon ajo liri, pak edhe plazhet, natyra vetë. Kur rritesh, fillon të kuptosh futbollin dhe të jesh kompetitiv, kombëtarja e Brazilit është objektivi kryesor.

Të jesh i thirrur në kombëtare është nder, krenari, edhe për mua nuk ka qenë ndryshe. Në thirrjen e parë isha në shtëpi me familjen, e prisja dhe ishte një moment i lumtur. Mendoja me vete: A do ta kem këtë thirrje edhe pastaj, kur të vijë Kupa e Botës? Dhe kështu ndodhi”.

Për Italinë, shtëpinë e tij të dytë: “Jam gjithashtu një piemontes, një qytetar i Torinos, shumë shpejt do të më japin ‘çelësat’ e qytetit. Italia është në përgjithësi shumë e qetë, plazhet janë të bukura, më pëlqen shumë të shkoj në Sardenjë me gruan time. E vlerësoj stilin elegant të italianëve, është vërtet bukur.

Viti im i parë në Itali ka qenë i vështirë sepse, përveç të gjitha pengesave normale të adaptimit, nuk luaja dhe nuk shkonte mirë as brenda e as jashtë fushës. Por besoj se gjithçka ka një qëllim dhe një arsye, ndaj ia ka vlejtur. Sa herë kthej kokën pas shoh nga ia kam nisur dhe çfarë kam dashur të bëj për të qenë aty ku jam sot”.

Për aventurën e tij te Juventusi: “Momentet më të bukura ishin vitin e kaluar, kur fituam Kupën e Italisë. Doja të vazhdoja dhe të përpiqesha të fitoja kampionatin, pra diçka edhe më të madhe, por kjo është një histori që ende nuk e kam shkruar këtu te Juventusi. Fatkeqësisht u lëndova, por do të kthehem më i fortë dhe do të sjellim shumë gëzim për tifozët, do të fitojmë tituj të mëdhenj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit