Agjenti i njohur zbulon: Barcelonës iu ofrua Mbappe, por bleu Dembélé për lojtar më të mirë

4 Qershor 2024
10:18
Alfred Lleshi
back button

Nënshkrimi i Kylian Mbappé me Real Madridin, zyrtar që prej 3 qershorit 2024, i ka dhënë fund një gare të gjatë për të marrë shërbimet e futbollistit francez. Që kur hyri në ligën e vendit të vet si adoleshent, të gjitha skuadrat në botë e kanë lakmuar xhevahirin nga Parisi.

Pas thyerjes së të gjitha barrierave me Monaco, jo vetëm Real Madridi u ndërgjegjësua se ky futbollist mund të shënojë një epokë. Pak e vendosën Barcelonën në këtë “ekuacion”, por e vërteta është se ekzistonte një mundësi mjaft e mundshme që sulmuesi francez të vishte fanellën Blaugrana. Në programin “La Tribu”, Josep María Minguella, agjenti i futbollit, tregoi historinë që mund të kishte çuar në një ngjarje, e cila do të kishte ndryshuar gjithçka.

“Djali im, i cili ishte në Francë, më tha që Monaco po likuidonte ekipin. Kësisoji, unë fola personalisht me prindërit e tij. Djali ishte 18 vjeç asokohe dhe me largimin e Neymar më tha se do të ishte kënaqësi të shkonte te Barça. Iu thashë drejtuesve të klubit katanas për këtë mundësi, por ata m’u përgjigjën se, për të njëjtën vlerë, Dembélé ishte më i mirë.

Barça është në një situatë të komplikuar ekonomike, ndodhin pak mrekulli në futboll. Për më tepër, Real Madridi, në këtë fazë të dytë të presidencës së Florentino Pérez, po ecën shumë fuqishëm. Ne duhet t’i përballojmë momentet e vështira dhe ta kthejmë situatën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit