Aston Villa ka fituar 2-1 ndaj Nottinghan Forest, në javën e 31-të në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery shënoi 2 herë brenda 120 sekondave, me Rogers në minutën e 13-të dhe Malen në minutën e 15-të.
Ekipi i drejtuar nga Nuno Santos ngushtoi shifrat me golin e Jota Silva në minutën e 57-të. Pas kësaj fitoreje, Aston Villa futet fuqishëm në garë për vendin e katërt, biletën e fundit që të dërgon në Champions League.
Edhe pse humbi sot, surpriza e këtij sezoni, Nottingham Forest, renditet i treti me 57 pikë dhe ka një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësi më i afërt, që momentalisht është Chelsea me 52 pikë. City renditet i pesti me 51 pikë, por ashtu si Chelsea, kanë të dyja nga një ndeshje më pak. City përballet nesër në derbi ndaj Manchester United në transfertë, Chelsea ndaj Brentford po në transfertë.
Aston Villa renditet e gjasta me 51 pikë, ndërsa Newcastle i shati me 50 pikë, por me dy ndeshje më pak se rivalët e tjerë. Të hënën “Qymyrxhinjtë” do të luajnë në transfertë ndaj Leicester, i cili edhe pse ende jo zyrtarisht sezonin e ri do të luajë në Championship.








