Barcelona nuk përfitoi nga humbja e Real Madrid duke barazuar 1-1 ndaj Betis Sevilje në La Liga. Një ndeshje ku mesfushori spanjoll Gavi u shpall MVP i ndeshjes. Ai shënoi golin që i dha epërsinë provizore skuadrës “blaugrana”.
Vetë Gavi ka pranuar se ku barazim nuk ishte rezultati i duhur për katalanasit: “Me një fitore do të kishim shkuar më tej. Ky është futbolli dhe patëm mundësi që nuk dinim t’i shfrytëzonim. Në fund morëm vetëm 1 pikë”.
“Këto gjëra ndodhin dhe kjo tregon se ne duhet të përmirësohemi në këtë drejtim. Ne e dinim se duhej të ishim të kujdesshëm. Gjithsesi, fituam një pikë epërsi karshi Real në renditje dhe kjo është diçka pozitive”, tha Gavi.
Duke folur për marrëdhënien me trajnerin Flick, ai tha: “Po më jep besim dhe qetësi më të madhe. E di sa besim kanë trajneri dhe shokët e mi tek unë. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit dhe ndihem shumë i sigurt në ekip. Jam shumë i lumtur“.






