Dy fitore radhazi, te Borussia ka optimizëm para ndeshjes me Barcelonën: Mund t’ia dalim mbanë

7 Prill 2025
13:18
Telesport
back button

Rritja e Borussia Dortmund në Bundesliga vazhdon pas dy fitoreve radhazi: 3-1 në shtëpi kundër Mainz dhe suksesit 4-1 jashtë fushe, ndaj Freiburg.

Rezultate që kanë kthyer disi qetësinë te verdhezinjtë, sidomos në prag të ndeshjes në Champions League, ditën e mërkurë ndaj Barcelona, në Spanjë.

Trajneri Niko Kovac, duke komentuar situatën tha: “Ndeshja e radhës e rëndësishme është në Barcelonë, një sfidë krejt tjetër sepse po luajmë kundër një prej skuadrave më të forta në Evropë”.

Duhet të dimë të mbrohemi mirë. Ne kemi parë tashmë se ne mund ta bëjmë këtë. Të gjithë jemi këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin. Të gjithë janë të gatshëm të bëjnë përpjekje”, tha Kovac.

Vetëm së bashku mund të kemi sukses. Jam i lumtur që Serhou Guirassy shënoi pas lëndimit të tij dhe që Jamie Gittens shënoi sërish. Një fitore e plotë dhe të gjithë sulmuesit shënuan”, komentoi Niko Kovac.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit