Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, foli për mikrofonat e “Movistar” pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit: “Për një orë, skuadra ime ishte e mirë në fushë, e vendosur siç duhej. Pastaj paguam golat që pësuam nga goditjet e dënimit. Skuadra u rrëzua mendërisht, është një humbje e rëndë, sidomos sepse në pjesën e dytë nuk arritëm të bënim atë që në pjesën e parë funksionoi mirë. Në ndeshjen e kthimit duhet të bëjmë gjithçka për të provuar të rikuperojmë”.
I pyetur se çfarë mungoi, Ancelotti nuk u tregua diplomatik: “Na mungoi futbolli. Skuadra u rrëzua mendërisht pas dy golave. Para atyre golave, ndeshja ishte e ekuilibruar, e menaxhonim mirë topin, ata nuk hynin shumë mes linjave, gjë që filluan ta bënin pas golit.
Duhet të shikojmë përpara, të sakrifikohemi, të mendojmë çfarë mund të bëjmë dhe ta bëjmë të gjithë së bashku. Përmbysja? Do të jetë shumë e vështirë, por duhet të provojmë nga minuta e parë deri në të fundit”.







