Barcelona dhe Flick “të kënaqur e të dashuruar”, gati marrëveshja për shtyrjen e kontratës

11 Prill 2025
9:16
Telesport
back button

Sipas të përditshmes spanjolle “SPORT”, drejtuesit e Barcelonës janë takuar me Pini Zahavi, agjentin e Hansi Flick. Takimi është kryer përpara ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund.

Qëllimi i takimit ishte nisja e diskutimeve për zgjatjen e kontratës së trajnerit gjerman. Në takim morën pjesë figura të njohura si presidenti Joan Laporta, drejtori sportiv Deco dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues.

Takimi konsiderohet si një deklaratë e qartë e qëllimit nga klubi katalanas për të vijuar punën e nisur. Duket se ka një konsensus midis palëve për dëshirën për të zgjatur marrëveshjen aktuale të Hansi Flick, e cila skadon në qershor 2026.

Drafti i kontratës së re parashikon shtyrjen e kontratës me një sezon (2027), me opsion për një vit shtesë (2028). Marrëveshja duhet të përfshijë gjithashtu një klauzolë që do t’i lejojë të dyja palët të ndahen më herët me pëlqim reciprok.

Flick është i kënaqur me përvojën e tij në Barcelonë dhe klubi i kënaqur me punën e tij. Rregulloret e rrepta të Fair Play-it financiar mund të përbëjnë një pengesë për nënshkrimin e marrëveshjes së re. Prioriteti i klubit mbetet ruajtja e hapësirës së pagave për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit