“Beppe Marotta është vazhdimësia, jam i lumtur, të gjithë e dimë se çfarë lloj personi është. Kështu që ai patjetër do të bëjë mirë”.
Fjalët e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, të thëna për Sky Sport në fund të një dreke në qendër të Milanos.
Trajneri i zikaltërve, përveçse komentoi lajmin për emërimin zyrtar të Marotta-s si president i ri i Interit nën drejtimin e Oaktree, bëri edhe disa deklarata shumë të shkurtra për të ardhmen e tij:
“A do të jetë dita tjetër e rëndësishme për Interin ajo e rinovimit tim? Po, atëherë do të takohemi, nuk ka asnjë lloj problemi. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, nënvizoi Inzaghi.