Luka Jovic, sulmuesi që po shkëlqen me Eintracht Frankfurt në këtë sezon, ka kaluar në avantazh Serbinë në miqësoren kundër Gjermanisë, që po zhvillohet në "Volkswagen Arena".
21-vjeçari ka mposhtur mbrojtjen gjermane dhe Manuel Neuer me një goditje të saktë me kokë në minutën e 12-të të takimit.
Vazhdon momenti i mirë për Jovic, i cili eliminoi Inter-in nga Europa League të enjten e kaluar.