Henry zbulon pengun e madh të karrierës: “Nuk e kam gëlltitur kurrë”

29 Mars 2024
15:11
Denis Hakanaj
back button

Thierry Henry fitoi pothuajse gjithçka në karrierën e tij, por keqardhja e tij më e madhe ishte humbja e Lojërave Olimpike. Ikona e futbollit, 46-vjeç, fitoi Kupën e Botës në 1998 dhe Europianin dy vjet më vonë me Francën.

Në nivel klubesh, ai fitoi Champions League me Barcelonan, si dhe dy Premier League dhe dy FA Cup me Arsenalin.

Por ai thotë se mos përfaqësimi i vendit të tij në nivelin olimpik në Lojërat e Sidneit 2000 ende e bezdis atë.

Henry do të drejtojë skuadrën e meshkujve U-23 këtë verë në vendlindjen e tij dhe mund të zgjedhë super yllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe si një nga tre lojtarët mbi moshën 23.

Legjenda e Topçinjve tha: “Brezi im pati mundësinë të luante në Lojërat Olimpike. Ne nuk u kualifikuam sepse u eliminuam nga një skuadër italiane që kishte gjithashtu një brez lojtarësh të mëdhenj. Dhe kjo është diçka që më ka mbetur gjithmonë në fyt.

“Po, kam përjetuar disa gjëra të shkëlqyera pas kësaj, por këtë nuk e kam harruar. Nuk e dija që një ditë do ta gjeja veten në krye të një ekipi që kishte mundësinë të fitonte një titull të mrekullueshëm në vendlindje.

“Është çmenduri të mendosh se, 26 vjet më vonë pas Kupës së Botës, jam në një situatë si kjo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit