Paralajmërohet Real Madrid! Ylli i Arsenalit: “Po shkojmë në Madrid për fitoren e dytë! Nuk ka kthim pas”

13 Prill 2025
10:17
Telesport
back button

Thomas Partey po pret me padurim ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League kundër Real Madridit. Pas fitores 3-0 në Londër, mesfushori dhe shokët e tij të skuadrës duan fitoren e dytë.

Ganezi ka deklaruar se në kryeqytetin spanjoll po shkojnë për të fituar dhe jo për të mbrojtur rezultatin.

“Mendoj se nuk do të jetë diçka ndryshe nga ndeshja e kaluar. Thjesht duhet të jemi të sigurt me topin dhe të përpiqemi të luajmë lojën tonë”.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në Madrid. Duhet të shkojmë atje me mentalitetin për të fituar. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit